Exclusive/ Blerje online nga ‘Posta Shqiptare’ dhe gjoba nga ‘Policia Rrugore’, si hakerët mashtruan mijëra shqiptarë për t’i marrë para me anë të mesazheve Të mbyllura për shkak të covid të dyja shkallët e gjyqësorit në Vlorë po shkaktojnë probleme dhe shqetësime për qytetarët.
Sot para gjykatës se rrethit gjyqësor të shumtë ishin qytetarët që kërkonin shërbime, ndërsa janë ndeshur me dyert e mbyllura të saj. Një vërtetim i thjeshte, vjetërsia në punë e deri te çështja e pronave, pyetjet e qytetarëve mbeten pa përgjigje. Edhe avokatet shprehen kundër mbylljes së gjykatave.
Gjykata e rrethit gjyqësor njoftohet se di të rinisë punën në 11 nëntor, ndërsa Këshilli i gjykatës së Apelit ka vendosur që të kthehen në punë në datën 20 Nëntor .
Në të dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë do të punohet vetëm me çështje të emergjencës si dhe do të zhvillohen seancat e vlerësimit të masave të sigurisë gjyqësore.
Top Channel