Foto ilustruese

Trupi i pajetë i 65-vjeçari është gjetur në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino në fshatin Palokastër në Gjirokastër.

Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së tij, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak. Mëngjesin e ditës së sotme, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij.

Top Channel