Dy të arrestuar në qarkun e Vlorës, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për moskallëzim krimi

09/11/2020 12:50
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në rrethin e Vlorës, ku njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

24-vjeçari banues në Sarandë është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 8 doza me kanabis. Ndërsa i arrestuari i dytë është një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. O., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale  “Moskallëzimi i krimit”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel