Cakaj: Bashkëpunimi rajonal pjesë thelbësore për ta ndihmuar e përshpejtuar anëtarësimin në BE

09/11/2020 13:09

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen virtuale të zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mbështetëse të Procesit të Berlinit.

Në këtë takim, tema qëndrore e së cilit, ishte rinia dhe shoqëria civile, u shpreh edhe një herë përkushtimi i Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Është thelbësore të vazhdojë mbështetja për nismat në shërbim të forcimit të rinisë, shoqërisë civile dhe pajtimit ndër-etnik, sikurse RYCO dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor.” – theksoi Cakaj në një reagim në facebook, sa i përket takimit të zhvilluar.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj shtoi se ekziston një nevojë e dukshme për të pasur një qasje më dinamike për zbatimin e prioriteteve të Procesit të Berlinit, sa i përket tregut e ekonomisë, ndërlidhjes më të madhe e lëvizjes së lirë, shërbimeve për njerëzit e digjitalizimit, në përgjithësi.

“Është e qartë, sa i përket Shqipërisë: bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim, por pjesë thelbësore për ta ndihmuar e përshpejtuar anëtarësimin në Bashkim Evropian.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA