“Nesër do të jem vetë aty me ju”/ Naftëtaret e Ballshit pranojnë ftesën e Ramës për dialog, reagon kryeministri

08/11/2020 11:16

Pas protestave të shumta dhe grevës së tejzgjatur të urisë, më në fund naftëtarët kanë vendosur që ditën e hënë, pra nesër, të fillojnë bisedimet me qeverinë dhe kryeministrin për gjetjen e një zgjidhjeje.

Vendimi është marrë pak më parë nga naftëtarët dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë.

Mbi vendimin në fjalë ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan:

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”.

Top Channel