Kreu i Degës së Veteranëve në Has, Xhevdet Thaçi

Xhevdet Thaçi, kreu i Degës së Veteranëve në Has ka hedhur poshtë akuzat se disa prej ish-luftëtarëve të UCK-së kanë pasur bazat e tyre të fshehta në Shqipëri, ku dyshohet se kanë kryer edhe torturat çnjerëzore për të cilat akuzohen në Gjykatën e Hagës.

Sipas tij, intervistat e realizuara në Vlorë, Nikoliq dhe zonën e Hasit me banorë të cilët thonë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qëndruar aty janë të pavërteta. Xhevdet Thaçi i është drejtuar Top Channel për të mohuar akuzat ndaj tyre. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë personave që duan të dinë informacione në lidhje me këtë çështje,  që t’i drejtohen Degës së Veteranëve në Has.

“Një përshëndetje për televizionin Top Channel nga Dega e Veteranëve në Has,  duam të bëjmë një prononcim. Qëllimi i vëllezërve që dhanë intervistë në Vlorë nuk ka qenë i keq. Jemi të detyruar që të dematojmë me përgjegjësi të lartë se shtëpia e tyre s’ka qenë baza e UCK-së. UÇK nuk kishte baza të vogla më pas vitit ’98 se gjithë ishte Shqipëria bazë sepse luftonin haptas. Jemi të detyruar të demantojmë përmes TCH. Kjo degë përfaqëson 4860 veteranë dhe kush do që të dijë më shumë informacion të drejtohet këtu. UÇK ka bërë një luftë të drejtë, haptas pas vitit ’98 dhe jo të fshehtë, nuk ka pasur baza të fshehta. Përmes mediave nuk duhet të thuhen gjëra që nuk janë. Ata kanë dhënë intervistë se kanë jetuar aty 15 luftëtarë mes tyre edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Të gjithë duhet të jenë të drejtë në deklaratat që bëjnë dhe nuk duhet të thuhen gjërat që nuk janë përmes mediave”, tha ai.

Top Channel