Fill pas lajmit të trishtë, se artisti i madh i humorit, Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan:
I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.
Më herët reaguan edhe kryeministri Edi Rama si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“⚫️LAMTUMIRË I SHTRENJTI KOÇO! U PREHSH NË PAQE🙏”, u shpreh Rama.
“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes”, shkroi Veliaj.
Top Channel