Dorina Ndreka e klinikës së ligjit prej vitesh përfaqëson në gjykatë të drejtat e banorëve nga zona të ndryshme të cilëve sipas saj përgjatë investimeve ju shkelen të drejtat.

Kësaj radhe avokatja ka nisur përfaqësimin e banorëve të fshatit Madhesh në Burrel, që gjendet buzë liqenit të Shkopetit dhe që së fundmi është miratuar ndërtimi i një hidrocentrali. Shkelja e parë e konstatuar nga juristja është mos dëgjimi publik i banorëve të Madheshit.

“ Një ndër elementët kryesorë që na ka bërë përshtypje është konsultimet me publikun janë zhvilluar në datën tetë prill dhe kur ishim të karantinuar, ndaloheshin grumbullimet. Do ishte shumë mirë që nga ana e këshillit kombëtar të territorit të dëgjohet peticioni i banorëve për të mos miratuar lejen e ndërtimit dhe kjo do t’i ndihmonte banorët”, thotë avokatja.

80 vjeçari Mark Gjini , një nga banorët e fshatit Madhesh që me protestë kundërshton hidrocentralin këmbëngul se banorët kanë të drejtat e tyre mbi ujin e liqenit dhe se ky investim do prekë direkt jetesën e banorëve.

“Na duket e padrejtë është fshat turistik, kam dalë të protestoj se me këtë lidhet direkt jeta jonë, nëse ne nuk kemi asnjë të drejtë le të na thonë”.

Fshati Madhesh konsiderohet si nje nga mrekullitë e natyrës. Për ta ruajtur të paprekur, banorët kanë firmosur një peticion në të cilin kërkojnë të mos kryhen ndërtime të tjera HEC-esh, megjithëse në raportin e vlerësimit në mjedis firma pretendon se ky investim nuk do ketë ndikim negativ.

Top Channel