Atalanta dhe Interi luajnë për fitore, formacionet zyrtare

08/11/2020 14:03

Atalanta dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Atalantas në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Gewiss Stadium të Bergamos me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Antonio Contes vjen nga një barazim në shtëpi me Parman dhe pret t’i kthehet fitores nga ky udhëtim i vështirë te Atalanta.

Në anën tjetër, ekipi i Gianpiero Gasperinit ka fituar në udhëtim te Crotone dhe pret të vazhdojë serinë pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Interi rikthehet Milan Skriniar pas një kohe të gjatë, ndërsa te Atalanta starton shqiptari Berat Gjimshiti.

Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hateboer, Freuler, Pasalic, Ruggeri; Malinovskyi, Gomez; Duvan Zapata

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Brozovic, Vidal, Young; Barella; Alexis Sanchez, Lautaro;

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA