Kandidati demokrat Joe Biden u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ai siguroi 270 votat e nevojshme elektorale për t’u bërë shefi i Shtëpisë së Bardhë për të paktën katër vitet e ardhshme. Nga krahu tjetër kandidati republikan Donald Turmp, nuk e pranon humbjen dhe pretendon se votat janë manipuluar në shumicën e shteteve. Për këtë arsye ai ka nisur një betejë ligjore, për t’i dërguar zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.
Këto zhvillime, janë të afërta me një skenar zgjedhjesh në Shqipëri, ku forcat politike kanë pretenduar sistematikisht se ka pasur manipulime votash. Kjo ishte temë diskutimi në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, ku të ftuarit Alfred Cako dhe Bledi Mane mbështetën këtë tezë.
Alfred Cako: Ka një lojë nga mediat, të cilat kanë ngulur rënë me shekuj aty, të cilat dezinformojnë dhe përpiqen të intimidojnë sjelljen e votuesve që në orët e para të mëngjesit, flas për datën 3 nëntor, ku paraqitej Biden si fitues. Aty ku Biden ka qenë në avantazh, edhe kur ishin numëruar 20-30 të votave ato e jepnin si fitore të tij. Aty ku ishte Trump në avantazh ato nuk e jepnin. Vetëm kur kishte marr fund numërimi, ia japin Trump. Tani janë 4-5 shtete në luftë, është ai programi i kompjuterave që është bllokuar për këto qendra. Në Miçigan ka qenë përpara Biden ndërsa tani ka dalë presidenti Trump, ku janë fare pak vota për t’u numëruar.
Edi Manushi: Përse Trump nuk e pranon humbjen ku nuk ka konfirmime me vjedhje votash.
Bledi Mane: Këto zgjedhje në Amerikë kanë një simetri të hatashme me zgjedhjet në Shqipëri. Madje në media dhe rrjete sociale, kanë qenë të mbytura me meme humoristike që i bënin thirrje Arben Ristanit, Damian Gjiknurit, por edhe KQZ-së shqiptare, për të dhënë kontributin e saj në numërimin e votave. Siç duket Donald Trump që të mërkurën paradite e humbi toruan duke parë që ishte në distavantazh në disa shtete, që para katër vitesh kishin votuar konservatorët, bëri atë që bëjnë në përgjithësi personat që nuk duan të largohen, duke thënë na kanë vjedhur votat. Kishte akuza qesharake, sa që disa nga mediat i mbyllën fjalën.
Top Channel