Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë edhe reshje lokale.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C deri në 13°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 17°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA