Shtetet e Bashkuara të enjten regjistruan numrin e tyre më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 117 mijë infeksione të reja. Ky zhvillim vjen ndërsa amerikanët presin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale.

Virusi “po na përndjek të gjithëve ne”, tha guvernatori i Ohajos Mike DeWine. “Për të (virusin) nuk ka rëndësi nëse kemi votuar për Donald Trumpin apo për Joe Bidenin”, shtoi ai. Në SHBA koronavirusi po përhapet veçanërisht në pjesën qendrore të vendit si dhe në të ashtuquajturin rajoni Great Plains (Rafshina e Madhe) që përfshin pjesë të mëdha të Amerikës qendrore dhe perëndimore.

Prej fillimit të pandemisë në SHBA janë shënuar mbi 9.6 milionë raste me koronavirus nga një total prej 48.6 milionë rastesh që janë shënuar në të gjithë botën. Koronavirusi po përhapet gjithashtu në të gjithë Evropën. Të enjten Anglia nisi zbatimin e një mase bllokuese në nivel kombëtar që do të zgjasë katër javë. Në Greqi masa e ndalim-qarkullimit për tre javë, hyn në fuqi të shtunën.

India raportoi më shumë se 47 mijë raste të reja me COVID-19 të premten. India vjen pas SHBA-së për nga numri i rasteve me koronavirus gjithsej 8.4 milionë që nga fillimi i pandemisë. Më pas renditet Brazili me 5.6 milionë raste gjithsej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA