Ministri Lleshaj ndodhej ditën e sotme në Kosova dhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hoti, gjatë të cilit diskutuan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike, lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, angazhimin e përbashkët të Policive përkatëse kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore si dhe për masa të shtuara kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Temë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte dhe organizimi së shpejti i Kongresit të Autoriteteve Vendore”, shkruan më tej Lleshaj, duke shtuar se vizita në Kosovë ishte një mundësi e mirë për të dhënë një shtysë të re në bashkëpunimin dypalësh.
Ministri Lleshaj ne facebook:
Në Prishtinë zhvillova një takim shumë të mirë pune me Kryeministrin Hoti, gjatë të cilit diskutuam për bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike, lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, angazhimin e përbashkët të Policive përkatëse kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore si dhe për masa të shtuara kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Temë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte dhe organizimi së shpejti i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
Vizita në Kosovë ishte një mundësi e mirë për të dhënë një shtysë të re në bashkëpunimin dypalësh, i cili vijon të thellohet më tej, në frymën e vendimeve të marra së fundmi në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me Qeverinë e Republikës së Kosovës 🇦🇱🇽🇰
Top Channel