Lleshaj: Ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë

07/11/2020 11:56

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë vizitës në Prishtinë u takua me Zv. kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Lleshaj shkruan se bashkarisht kanë rënë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë.

“Duke diskutuar pēr forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, folëm mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë”, shkruan Lleshaj në postim duke shtuar se u dakordësua që kjo iniciativë të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Prishtinë, në takimin me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë.

Duke diskutuar pēr forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, folëm mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë.

Me zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës, dakordësuam që kjo iniciativë të kthehet e të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe efektiv mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit 🇦🇱🇽🇰

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA