Zhvillimet e fundit rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të shtetit, kanë bërë që të ulen tensionet brenda koalicionit qeverisës.

Ndonëse posti i presidentit po kërkohet me ngulm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti i saj, Pal Lekaj, thotë se nuk do të ketë kushtëzime nga ana e tyre.

Ndërkaq, Lekaj e pranon se nganjëherë ka mospajtime me LDK-në.

“Mendoj se rrjedhat e funksionimit po shkon sipas parashikimeve. Është e vërtetë se nganjëherë kemi mospajtime për projekte të ndryshme, që është sharmë i demokracisë dhe mendoj që kjo i shtyn gjërat shumë më shpejt, mendoj që qeveria është stabile, po punon në projektligjin për buxhet, po ashtu edhe leximi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ne si deputet duhet ta kryejmë punën tonë dhe ta mbështesim qeverinë, por që të jemi edhe kritik kur atëherë kur ka ndonjë shmangie nga ato që i themi në të mirën e qytetarëve”.

Për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, që pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm, Lekaj thotë se me këtë është kryer një obligim qytetarë.

“Po sa i përket autostradës së Dukagjinit, unë mendoj që ne kemi kryer obligimin ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse edhe Dukagjini është pjesë e Kosovës dhe kjo autostradë është e nevojshme për ekonomi dhe lëvizje të lirë, ku sipas fizibilitetit që është kryer në mandatin tim dhe kemi pas konsulta që kemi mbajt me kryetarë e qytetarë të asaj ane, mendoj se i kanë thënë po ndërtimin e asaj autostrade. Ne e kemi pas një marrëveshje politike që të hyjë në buxhet autostrada e Dukagjinit në vitin 2021”, tha Lekaj.

“Edhe premtimi ynë gjatë fushatës elektorale që kjo autostradë duhet të përfundojë edhe pse ne kemi një vëmendje të posaçme në situatën në të cilën gjindet Kosova për buxhetin e saj në këtë kohë të pandemisë, mirëpo autostrada mund të ndërtohet dhe me mbështetje me organizata buxhetore ndërkombëtar, dhe për këtë kjo është akt i kryer dhe duhet të funksionalizohet dhe duhet të impelementohet me përpikëri”, tha Lekaj.

Ndërsa, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Abdullahu, e sheh si të paqëndrueshëm këtë koalicion.

Ai thotë se ky koalicion po të ishte unik edhe në Uashington, Kosova do të përfitonte më shumë nga ajo marrëveshje.

“Koalicioni aktual qeverisës nuk është i qëndrueshëm për shumë arsye, ku njëra prej saj është se nuk është unik mjaftueshëm për të qenë efikas sa duhet në shumë sfera, dhe ato hakmerren edhe në menaxhimin e pandemisë. Propozimi i AAK-së për një president nga radhët e tyre, këtë rast për Ramush Haradinajn është propozim legjitim, mirëpo kjo ka krijuar përçarje të cilat po vazhdojnë, ku këto ishin edhe të mëhershme pa këtë propozim të AAK-së, kur edhe në Uashington nuk ishin unik. Unë konsideroj se po të ishin unik, do të ishin efikas, nga ajo marrëveshje do të nxirrnin përfitime më të mëdha sesa që nxorëm dhe kjo nuk ndodhi për shkak të kësaj përçarjes”.

Teksa ka folur për funksionimin e koalicionit, Abdullahu mendon se me zgjidhjen e presidentit në ShBA, potencialisht mund të ketë riformatim të Qeverisë.

“Sa i përket marrëveshjes, unë mendoj se të gjitha forcat tona politike përfshirë edhe ato në Qeveri, janë në një lloj pritje dhe duke pritur gjërat janë koklavitur për shkak se me arsye po presin që ta kenë të qartë se kush do të fitojë në Uashington, dhe më pastaj do ta kenë mundësinë që në koordinim me Uashingtonin të koordinohen se çfarë të bëjnë, të shkojnë në zgjedhje apo të bëjnë riformatim të Qeverisë. Pra kur klasa jonë politike e kupton se kush do të jetë në krye të SHBA-së, do të ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA