Grevistja tenton vetëflijimin/ Në ditët e 24 të grevës së urisë në Ballsh
07/11/2020 15:15
Mimoza Muhameti, pjesëtare e grevës së urisë në Ballsh, tentoi të vetëvritej duke prerë damarët mbrëmjen e së premtes. 53 vjeçarja thotë se e ndërmori këtë veprim ekstrem pasi nuk ka shpresë për zgjidhje.
Një tjetër greviste thotë se e pengoi të kryente aktin.
Gratë naftëtare ndodhen prej 24 ditësh në greve urie për pagat e prapambetura të fituara me ligj. Ndërkohë që përpara tyre në grevë urie kanë qëndruar për 18 dite edhe naftëtarët burra.
Top Channel