Natyra është treguar shumë bujare në Kosovën Perëndimore. Në mesin e Alpeve Dardane siç i quajnë banorët, gjendet një fshat turistik që quhet Bogë në rajonin e Rugovës e cila ka nxjerrë jo pak njerëz të shquar nga politika, arti dhe letërsia.

Ajo që takon këtu veç madhështisë së natyrës është edhe ndjenja e fortë patriotike e banorëve, të cilët duket se e kanë mbrojtur brezash vendin që ka kaluar jo pak beteja. Janë të çmuara vargjet e Shkrelit në poezinë Atdheu dhe të vijnë në mend sapo viziton lapidarin në fshatin e tij të lindjes me amanetin që la për një Shqipëri Etnike. Kishte të drejtë kur shkroi se “Atdheu është DHEU i birit, e i atit, e i shpirtit të shenjtë”.

Ky dokumentar i “Fshatrave të Shqipërisë” nga Ilnisa Agolli, rrëfen se çfarë duhet njohur dhe çfarë duhet parë apo ku shkuar. Nga pika e vrojtimit midis Shkrelit fshat dhe Bogës, është një gur. Kur je aty zbulon një përgjigje të madhe sa historia e një vendi. Por nga t’ia nisim kur jemi aty? Si investitorët u treguan kaq largëpamës me Bogën? Ç’sekret të madh kanë këto bjeshkë që i zileps një Austri dhe Zvicër e tërë? Shih videon më poshtë:

Top Channel