Me gjithë gjykimet për krime lufte nga të cilat edhe doli i pafajshëm, Fatmir Limaj ish-komandant i UÇK-së, përmendet si “pjesë e grupit kriminal” në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Për këtë avokati i akredituar i Dhomave të Specializuara për Kosovë, Artan Qerkini thotë se kjo përbën habi të madhe marrë parasysh se Limaj është shpallur i pafajshëm deri në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.

Ai thotë se ka hapësirë për përgjegjësi civile.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Limaj, por që nuk ka qenë i qasshëm gjatë së shtunës.

Derisa në aktakuzë si pjesë e “grupit kriminal” përmenden edhe emrat e Azem Sylës ish-komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së e Shukri Bujës ish-komandant i zonës operative të Nerodimës të cilët asnjëherë nuk janë proceduar penalisht për krime lufte.

Megjithëkëtë, të dy kanë pranuar ftesë për intervistim nga Specialja, Syla në mars të këtij viti ndërsa Buja në tetor të vitit të kaluar, por pa u bërë e ditur nëse janë ftuar në pozitën e të dyshuarit apo dëshmitarit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka konfirmuar nëse ndaj tyre është ngritur aktakuzë.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA