Veliaj: Meta, Basha e Kryemadhi brigadierë/ Kryebashkiaku inspekton kantieret e ndërtimit në Njësinë 11 ku po ngrihet këndi i lojërave

06/11/2020 15:17

Kreu i bashkise se Tiranes Veliaj nga Lapraka theksoi se kjo zone e kryeqytetit tashme eshte bastion i punes, ndryshe nga me pare kur konsiderohej bastion i paaftesise. Veliaj etiketoi si brigadiere presidentin dhe lideret e opozites.

Kryebashkiaku Erion Veliaj duke inspektuar kantieret e ndërtimit në Njësinë Nr. 11 ne Laprake ku po punohet për këndin më të ri të lojërave, tha se “Lapraka nga një bastion i paaftësisë, është sot bastion i punës. Veliaj etiketoi presidentin Meta dhe lideret opozitare Basha e Kryemadhi, si brigadierë komunaleje

 “Jam i sigurt që do ndodhë edhe këtu siç ndodhi tek “Sami Frashëri”, do vijnë edhe këtu do thonë: betoni, betoni, betoni! Patjetër, fëmijët nuk do luajnë në llucë, shtrohet një shtresë betoni, mbi të shtrohet tartani. Jam i sigurt që do ketë edhe këtu histeri. Do ju vijë Mona me Joridën aty tek kangjellat, do varen këtu, do thonë: kush punoi, kush s’punoi.   Lajmi i mirë është sot se vetëm një njeri po kandidon për kryeministër, Edi Rama. Ilir Meta me Monikën, Luli me Joridën po kandidojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës, kështu që ne u themi : Kemi vende pune për supervizorë, jeni shumë të mirëpritur t’ i marrim, të paktën tani e dimë që ambicia e tyre është të jenë brigadierë komunale dhe ndërkohë një njeri po kandidon për kryeministër, që t’i bëjë gjithë këto punë në gjithë Shqipërinë, tha Veliaj

Në turin e tij në Njësinë 11, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj inspektoi edhe bllokun e banimit në rrugën “Jusuf Gervalla” dhe gjimnazin “Aleks Buda. Stafit te njësisë 11, i kërkoi që të finalizojnë dosjet që kanë mbetur për dhënien e dëmshpërblimeve për tërmetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA