Shqipëria tashmë me radar për hapësirën ajrore, Xhaçka: Forca Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada

06/11/2020 11:25

Shqipëria do të ketë një radar të ri në malin e Midës për hapësirën ajrore.

Kjo falë donacionit të SHBA-ve dhe një pjesë e saj nga buxheti i shtetit,

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në ‘Facebook’, theksoi se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, do të bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

MESAZHI I XHAÇKËS

Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.
22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit 🇦🇱 dhe 3 milion donacion i SHBA 🇺🇸 u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.📡
Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.🚁

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA