SHBA/ Rreth 14 mijë vota për tu numëruar në Xhorxhia, Trump 1800 vota më shumë se Biden

06/11/2020 06:37

Numërimi i votave në SHBA ështe drejt fundit. Aktualisht po numërohet në 6 shtete: Pensilvani, Xhorxhia, Nevada, Arizona, North Carolina dhe Alaska.
Kandidati demokrat Joe Biden ka ngushtuar akoma më shumë diferencën në shtetet ku deri tani kryesonte Trump.

Në Xhorxhia, Trump kryesonte me mbi 1%, ndërkohë që tashmë diferenca e tyre është vetëm 1800 vota. CNN raporton se në Xhorxhia janë rreth 14 mijë vota për tu numëruar. Shteti i Xhorxhias ka 16 vota elektorale, ku në rast se fitohet nga Biden do shtonte shumë mundësitë e 77-vjeçarit që ai të shpallej fitues.

Për sa i përket rezultatit të përgjithëm nuk ka ndryshuar. Biden udhëheq me 253 vota elektorale, ndërsa presidenti Donald Trump ka 213 vota elektorale. Trump i vazhdoi akuzat e tij për manipulimin e votës.

Në konferencën e fundit për shtyp, presidenti Trump deklaroi se numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate.

Votat që janë për tu numëruar sipas rajoneve në Xhorxhia:

Clayton County: 4,355
Cobb County: 700
Floyd County: 444
Forsyth County: 1,545
Gwinnett County: 4,800
Laurens County: 1,797
Taylor County: 456

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA