Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se Vladimir Putin po përpiqet të dorëhiqet pasi janë shtuar spekulimet në lidhje me shëndetin dhe planet e tij të pas presidencës.
Presidenti i fortë i Rusisë, 68-vjeçar, është vendosur së fundmi në qendër të zërave, pasi një kritik i tij, profesori Valery Solovei, tha se ai vuante nga Parkinsoni. Putin, ka bërë ndërkohë edhe plane për daljen e tij në pension duke miratuar një ligj të ri që do ta bënte atë senator të përjetshëm dhe do ti garantonte imunitet të përjetshëm pas lënies së detyrës.
Por, mëngjesin e të premtes, zëdhënësi i Kremlinit dhe zëvendës shefi i stafit, Dimitri Peskov, mohoi pretendimet duke i quajtur shpifje të pastra. Ai shtoi se lideri ishte në shëndet të shkëlqyer dhe nuk kishte plane të tërhiqej. Mohimi i tij vjen pasi Solovei, një natë më parë tha spartnerja gjimnaste e Putinit, Alina Kabaeva, si edhe vajzat e tij Maria Borontsova dhe Katerina Tikonova, i kanë kërkuar atij që të dorëhiqet.
Kanë qarkulluar në fakt pamje ku shihej putin që lëvizte këmbët në mënyrë të pakontrolluar ndërsa ai mbahej fort në krahët e karriges, duke sugjeruar për një shëndet jo të mirë. Vëmendja është përqendruar edhe tek një stilolaps që dridhej në duart e ish operativit të KGB dhe një filxhan që analistët kanë sugjeruar se ka qenë i mbushur me qetësues.
Nuk është kjo sidoqoftë hera e parë që njerëzit spekulojnë se putin mund të vuajë nga Parkinsoni. Më herët, disa vëzhgues tregonin një lëvizje të kufizuar të krahut të tij të djathtë, krahasuar me të majtin çka konsiderohet nga shumë ekspertë si efekt i hershëm i Parkinsonit. “Ai ka një familje që ndikon shumë tek ai. Ai do ti bëjë publike planet e tij të tërheqjes në janar”, kishte thënë Solovei duke sugjeruar se një kryeministër i ri do të zgjidhet së shpejti nga Putini dhe ai do të jetë i përzgjedhuri për ta pasuar atë.
Top Channel