Pranohet kërkesa e Papandiles/ Paditi KED-në për skualifikimin nga gara për në kushtetuese

06/11/2020 20:00

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e Eugen Papandiles i cili paditi këshillin e emërimeve në drejtësi sepse e nxori nga gara për në gjykatën Kushtetuese. 

Pandile e paditi KED për parregullsi gjatë selektimit të kandidateve.  Më herët KED u kritikua edhe për mënyrën se si la në garë noteren Sonila Bejtja.  Në garë për një vend vakant të shkaktuar nga shkarkimi i Besnik Muçit, KED la vetëm Bejtjen dhe një prokuror të Vlorës. Kandidatet e skualifikuar, mes tyre edhe Papandile paditën veç e veç KED-në.

Por kërkesa e kandidatit Sinan Tafaj nuk u pranua gjatë ditës. Eugen Papandile kërkoi gjatë gjyqit edhe praninë e ndërkombëtarëve pasi sipas tij KED i kishte llogaritur gabim vitet në karrierën si jurist. Gjykata e çmoi të drejtë pretendimin e tij dhe ja dorëzoi për shqyrtim serish KED. Derisa KED të shprehet për Papandilen dhe për kandidatët e tjerë që kanë dorëzuar padi,  dy emrat e lejuar për në garë mes tyre edhe i noteres bejtja, do të qëndrojnë në pritje.

Noterja Sonila Bejtja ka shfaqur hapur qëndrime politike dhe emri i saj për në gjykatën Kushtetuese vazhdon  të jetë i diskutueshëm.  Ky vendim i gjykatës administrative të apelit, e vendos në pikëpyetje vendimin e KED për mënyrën si  i kualifikoi pretendentet

Top Channel