Përtej oqeanit situata politike vijon të jetë e trazuar.
Zgjedhjet për president deri më tani favorizojnë lehtazi Joe Biden dhe largojnë gjithnjë e më shumë nga Shtëpia e Bardhë presidentin aktual Donald Trump. Këto zhvillime u komentuan në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Frrok Çupi, një simpatizant i politikave të ndjekura nga
Trump-i. Çupi tha se Trump-i mund t’i humbë zgjedhjet dhe nëse kjo ndodh ai do të rikthehet më i fuqishëm në zgjedhjet e vitit 2024-ër.
“Nuk do të themi kurrë që na ishte Donald Trump, ishte një fenomen botëror. Ky do të jetë një betejë e gjatë ligjore dhe ne nuk e dimë si do të shkojë beteja ligjore. Kemi një betejë të madhe ligjore se nëse ai kapërcen datën 20 janar, do të qëndroj përsëri edhe për katër vitet e tjera president. Ndërsa në 2024 ai do të vij përsëri fuqishëm nëse humb zgjedhjet”, tha Çupi.
Top Channel