Një grua shqiptare, 30 vjeç, e quajtur Eltiona Skana, ëshët shpallur fajtore për vrasjen e 7-vjeçares, Emily Jones, në sy të nënës së saj.

Emily, u vra me thikë teksa luante në parkun Queen’s Park në Bolton me prindërit e saj më 22 mars. Skana u shoqërua nga një anëtar i ekipit të saj ligjor, ndërsa para trupës gjykuese nuk e ka pranuar krimin e bërë.

Mësohet se gruaja e goditi vogëlushen në qafë, duke shkaktuar një dëmtim fatal. Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford aty pranë, por më pas ndërroi jetë. Në gjyqin e sotëm nuk u dha dënimi, por pas 1 jave pritet të zhvillohet një tjetër seancë gjyqësore.

Top Channel ka mësuar se Skana është me origjinë nga Fushë Arrëzi dhe jetonte në Agli si emigrante prej 6 vitesh.

Top Channel