Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka pranuar kërkesën e Eugen Papandiles i cili paditi KED-në pasi e skualifikoi atë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese, mëson Top Channel.

Papandile paditi KED-në pasi deklaroi se ishte skualifikuar padrejtësisht dhe tashmë ai është në garë ende për një vend si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel mëson se ai kërkoi gjatë gjyqit edhe praninë e ndërkombëtarëve pasi sipas tij KED i kishte llogaritur gabim vitet në karrierën si jurist.

Gjykata e çmoi të drejtë pretendimin e tij dhe ja dorëzoi për shqyrtim sërish KED.

Ndërkohë kujtojmë se më herët KED u kritikua për mënyrën se si la në garë noteren Sonila Bejtja.

Në garë për një vend vakant të shkaktuar nga shkarkimi i Besnik Muçit, KED la vetëm Bejtjen dhe prokurorin e Vlorës.

Kandidatët e skualifikuar mes tyre edhe Eugen Papandile paditën veç e veç KED por kërkesa e kandidatit Sinan Tafaj nuk u pranua gjatë ditës.

Derisa KED të shprehet për Papandilen dhe për kandidatët e tjerë që kanë dorëzuar padi, asnjëri nga dy emrat e lejuar për në garë mes tyre edhe i noteres Bejtja, do të qëndrojnë në pritje.

Ndërkohë kjo e fundit ka shfaqur hapur qëndrime politike dhe emri i saj për në gjykatën kushtetuese vazhdon të jetë i diskutueshëm.

Sonila Bejtja, të vetmin angazhim si jurist ka atë te punës si notere qe prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës se saj është ne shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentash. Noterja është përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Më pas këshilli i emërimeve në Drejtësi që drejtohet nga një tjetër e zgjedhur e presidentit, gjykatësja Vitore Tusha e ka certifikuar noteren, edhe pse ajo të vetmen karrierë ka atë të noteres publike. Por duket se qëndrimet e saj politike pro Presidentit dhe LSI dhe kundër socialistëve dhe qeverisë, janë ato që e dallojnë kandidaten notere nga të gjithë noterët e tjerë të Shqipërisë, në rrugëtimin e saj të organizuar drejt gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu shkelja më flagrante është se këshilli i emërimeve në drejtësi zgjedh si kandidate një notere, pra Sonila Bejtjen, kur Kushtetuta e përjashton këtë profesion. Këshilli i emërimeve në drejtësi merr përsipër rolin e gjykatës kushtetuese që të interpretojë Kushtetutën dhe ta shpjegojë shkeljen e saj me nevojën urgjente për ndërtimin e gjykatës Kushtetuese.

Ky nuk është i vetmi problem në këtë zgjedhje dukshëm të sforcuar nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por ka edhe më shumë. Në relacionin që tregon se Noteres i jepet leja të kandidojë për anëtare të gjykatës kushtetuese, tregohen se janë mbledhur të dhënat për një vetting të saj. KED ka marrë të dhëna nga tatimet dhe qendra kombëtare e biznesit por duket se nuk vënë re lëvizjet që Sonila Ibrahimi Bejtja bën duke u regjistruar në aktivitet avokati e duke u çregjistruar Brenda një kohe të shkurtër. Në asnjë nga niptet ajo nuk ka të publikuara si të raportuara bilancet e punës së saj gjatë vitit 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA