Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 21.500 raste me koronavirus.
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 21.506 raste me COVID-19, duke e rritur në 619.089 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Gjermani që nga shfaqja e virusit.
Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 166 persona, duke e rritur totalin e vdekjeve nga virusi në 11.096.
Ndër të tjera në deklaratë njoftohet se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 402.500.
Për të ulur shpejtësinë e rritjes së rasteve të reja në fillim të javës në Gjermani hynë në fuqi masa të reja kufizuese.
Në kuadër të masave, teatrot, kinematë, sallat e operave dhe të konferencave do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të nëntorit. Ndërkohë që edhe sallat e sportit, pishinat, ambientet e argëtimit, sallonet e masazhit dhe kozmetikës nuk do të ofrojnë shërbim.
Dyqanet do të mund të pranojnë klientë në mënyrë që 1 peson të ndodhet në një hapësirë prej 10 metër katrorë. Do të lejohet që të jenë së bashku jo më shumë se dy familje.
Top Channel