30/11 07:22
Të paktën 3 palestinezë u plagosën sot nga forcat Izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Përplasjet shpërthyen midis ushtarëve izraelitë dhe aktivistëve palestinezë në qytetin Kafr Qaddum, në veri të Bregut Perëndimor.
Ushtarët përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe të vërtetë për të shpërndarë një demonstratë kundër vendbanimeve ilegale dhe pengesës së Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha për AA Murad Ishtivi, koordinator i Komitetin Popullor të Rezistencës.
Ai shtoi se protestuesit hodhën me gurë drejt ushtarëve, duke shtuar se dhjetëra palestinezë u ankuan pasi thithën gazin lotësjellës.
Top Channel