Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Sot rreth orës 12:10, në Roskovecë, shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel