E dhunonte vazhdimisht/ Gruaja ia kthen me të njëjtën monedhë, bën burrin për spital

06/11/2020 11:29

Rreth orëve të para të mëngjesit një grua në Kurbin ka goditur me sende të forta bashkëshortin.

Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në menyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot ,në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D.,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel