Berat/ Nxirrnin pllaka dekorative nga Mali i Tomorit, 1 person i arrestuar dhe 1 person i proceduar penalisht

06/11/2020 09:25

1 person është arrestuar gjatë kësaj të premteje(06.11.2020) nga Policia e Beratit.

Shtetasi B.L,55 vjeç ra në prangat e uniformave blu për vepren penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Gjithashtu për këtë vepër penale është proceduar penalisht edhe shtetasi P.M, 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec.

Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, ia ka shitur shtetasit P. M., i cili u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel