Në pjesën e tretë në Open në Top Channel po diskutohet për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht udhëheq kandidati demokrat, Joe Biden por Trump ka shtuar akuzat për vjedhjen e votave.

Një koment epik u bë nga gazetari Babaramo. Sipas tij nuk ka mundësi që të manipulohen zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë nuk pretendoj që nga Kashari të gjej nëse u vodhën apo jo votat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më duket gjëja më e paimagjinueshme që të vidhen votat në Amerikë. Aty ka institucione, madje edhe për ato lozer që nuk pranojnë rezultatin, apo kërkojnë të destabilizojnë ka institucione, ose siç thonë në sokaku ku vijnë këto dy zonjat: aty ka çeçua biçak”- tha Babaramo.

Top Channel