Zbardhet plagosja me armë zjarri dy net më parë në Fier, arrestohen 2 persona

05/11/2020 12:36
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme për plagosjen me armë zjarri dy net më parë në Fier të një 34-vjeçari.

Ata janë arrestuar në flagrancë për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës për dy autorët e dyshuar të plagosjes të shpallur në kërkim.

Në kërkim janë I. B., 44 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe F. S.(K)., banues në Fier. Fatmirësisht, 34-vjeçari u plagos lehtë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Zbardhet dhe dokumentohet plagosja me armë zjarri e ndodhur 2 net më parë në Fier.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar të plagosjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 03.11.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, shtetasi M. M., 34 vjeç, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 44 vjeç banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; M., 36 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (I dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike).

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasit I. B., 44 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe F. S.(K)., banues në Fier, dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasit I. B. dhe M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel