Projekt buxhetin 2021, kryeministri Edi Rama e quan kumptimplotë pasi sipas tij, nuk i ka bërë bisht përballjes me dy krizat e njëpasnjëshme, tërmetin dhe pandeminë.
“Me 26 nëntor në do hapim një numër të madh shkolla. Shumë të bukura se si ishin. Do të jenë me infrastrukturë dhe logjistikë një lloj me shkollat e BE. Për herë të parë do ndërtohen lagje të reja me infrastrukturë moderne. Më të gjitha hapësirat e nevojshme. Me një cilësi më të mirë të ndërtimeve. Nuk është pak. Do jepen falas. Ku e keni parë. Jepen me kredi të buta, por ne do e japim falas“, tha ai.
Nga foltorja e parlamentit kryeministri komentoi edhe qëndrimet e lidershipit të opozitës jashtëparlamentare.
“Sot janë po ata, me të njëjtën formular, por thonë jep 1 merr 3. Dhe i thonë votoni Lulin e merrni peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën. Se Berisha është në barkun e Lulit si Luan dhe udhëheq lepurin në luftë. E vërteta kjo është. Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje gjunjëzuese për shumkënd dhe do kishte fundosur vendin në rast se në krye do ishin ata që janë sot të papunë’, tha ai.
Komenteve të Edi Ramës nuk i shpëtoi edhe opozita brenda parlamentit.
“Lërini dokrrat mori borxh aty mori borxh atje, s’është sa borxh merr por sa aftësi ke ta paguash borxhin, s’të jep njeri borxh nëse s’ke aftësi ta paguash, tregjet kapitale nuk mendojnë për mijëra familje që duhen strehuar, s’kanë zemër, ata japin para borxh kur ti mund t’i paguash. Të angazhohesh në opozitë do të thotë ta bësh të zezën e bardhë e të bardhën të zezë, ta bëni aritmetikën subjektive. Çfarë dini të bëni më shumë se kaq, s’dini të bëni më shumë se kaq, e keni dhënë me prova që jeni tapë topi, tapa është jashtë, topi është këtu. Rëndësi është që mezi ju kemi. arsyeja është se s’keni për të fituar”, tha Rama.
Top Channel