Nuk respektohet karantina/ Të infektuarit pa shenja në rrugë, kafene, lokale nate, por shkojnë edhe në punë

05/11/2020 19:49

Ndonëse shifrat e te infektuarve  me Covid 19 ne vendin tone po rriten  me ritme te shpejta, shumica e tyre nuk respektojnë karantinën duke riskuar te tjerët.

Aktualisht numërohen 10 186 raste pozitive aktive, nga te cilët 338 janë ne spitale. Por ndërkohe pjesa tjetër, ata te cilët nuk kane shfaqur klinike i gjen neper lokale apo rrugëve. Ne shtëpi qëndrojnë vetëm ata qe nuk kane fuqi te dalin ndërsa te rinjtë qe nuk shfaqin simptoma i gjen neper klabe.

Pranë operatorit te kujdesit shëndetësor ka me qindra telefonat te qytetarëve te shqetësuar pasin kane pare komshinjtë e tyre me Covid te ulur neper baret e lagjeve.

Ermelinda Murati: Na kane telefonuar qytetaret apo mësuesit e shkollave ku nxenesi pozitiv nuk shkon ne klase po rri neper kangjella te shkollës.

Ndërkohe polica, e cila me shume është fokusuar te ndëshkoje me gjobe ata te cilët nuk vendosin maskën ne rruge ka harruar te kontrolloje pikërisht këta te cilët po ndikojnë për te rritur përhapjen e virusit  ndonëse u shkon çdo dita lista me emrat e personave pozitiv me covid.

Nga ana tjetër, nga ata te cilët shkojnë ne pune e nuk tregojnë qe tamponi u ka rezultuar pozitiv nga frika se punedhenesi nuk do ti paguaje ose ia llogarit ditët e qëndrimit te karantinës si leje vjetore.

Top Channel