“Ne s’e mbajmë maskën”/ Kryemadhi në takim me të prekurit nga tërmeti, banori: Unë e mbaj se kam frikë, ti ke para e përballon

05/11/2020 11:09

DURRËS- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është paraqitur pa maskë në takimin me banorët e Durrësit.

Por një nga qytetarët e pranishëm nuk ka pranuar që t’i japë dorën por ta takojë me grusht. Kryemadhi tha se ajo nuk mban maskë, ndërsa qytetari i është kthyer duke i thënë se maskën e mban se ka frikë dhe se nuk ka para ta përballë si zonja Kryemadhi.

Kryemadhi: Ne s’e mbajmë maskën…

Qytetari: jo unë e mbaj se kam frikë

Kryemadhi: Ke frikë…

Qytetarit: Ti ke para dhe e përballon, unë s’e përballoj dot.

Kryemadhi: S’ke faj se ta ka qelb ambientin Rama

Qytetari: E keni qelbur ju të parët

Top Channel