“Komunist i ndyrë”, Alimadhi përjashtohet nga seanca paralamentare

05/11/2020 11:58

Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar ditën e sotme nga seanca parlamentare.

Ky vendim erdhi pasi kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi nuk pranoi t’i jepte fjalën për të replikuar pas debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe Kujtim Gjuzit. Nga ana tjetër Alimadhi iu drejtua Ruçit duke e ofenduar.

Pjesë nga debati:

Alimadhi: Një komunisit i ndyrë të privon lirinë e fjalës.

Ruçi: Të tërheq vëmendjen.

Alimadhi: A do të dal fare nga parlamenti!

Ruçi: Po të tërheq për herë të tretë

Alimadhi: Po e pastaj..

Ruçi: Do dalësh jashtë

Alimadhi: Më nxirr

Ruçi: Herë e katër, herë e pestë… përjashtohesh nga seanca dil jashtë..

Alimadhi: Ooo bravo bravo

Ruçi: Nëse nuk del jashtë, do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.

Alimadhi: Zbato rregulloren!

Ruçi: Ankohu, do kërkoj për moszbatim të urdhrit…përjashtohesh nga seanca e do kërkoj përjashtimin tënd për 10 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA