Kanabis në “BMW” e drejtim i parregullt i makinës, arrestohen dy persona në Vlorë

05/11/2020 13:31
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë.

Në makinën tip “BMW” të arrestuarit të parë E. Gj., 28 vjeç, banues në  Vlorë  u gjet kanabis. Kurse A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kuç të Vlorës ishte shpallur në kërkim, pasi  Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 15 ditë burg, për “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, shtetasin E. Gj., 28 vjeç, banues në  Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ndaluar shtetasin në kërkim A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 15 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel