I shoqëruar nga zëdhënësi I qeverise dhe kryespecialisti për pandeminë ne vend kryeministri Mitsotakis ka deklaruar në një konferencë për shtyp mbyllje të përgjithshme të Greqisë prej datës shtatë nëntor ditën e shtune për tre javë deri në 30 nëntor,për të përballuar valën e dytë të pandemisë.
Sipas tij shpejtësia e shpërndarjes se virusit dhe rritja agresive e numrit të rasteve të përditshme në pesë ditët e fundit e kanë detyruar për të marrë këtë masë ekstreme, për të mos bërë siç ka thënë ai, gabimin e disa vendeve europiane që u vonuan në shpalljen e masave .
“Siç e dini kemi marrë vendimin prej orës 6 të mëngjesit të rihyjmë në një sistem horizontal të anulimit të të gjitha veprimtarive për të gjithë vendin e cila do të mbajë tre javë deri në 30 nëntor”, tha Kyriakos Mitsotakis.
Ne ndryshim nga karantina e pare kësaj here do të jenë të hapura kopshtet dhe shkollat fillore dhe padyshim supermarketet dhe farmacitë. Ndalimi i qarkullimit do të fillojë nga ora nëntë e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit,ndërsa gjatë ditës njerëzit do të dalin vetëm pasi të dërgojnë mesazhet telefonike për 6 kategoritë e caktuara të nevojshme, vizitë te mjeku ose në farmaci , dalja për supermarket apo dyqan ushqimesh, për në bankë, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për një ceremoni si vdekje, martesë apo pagëzim siç parashikon ligji, stërvitja individuale, apo shoqërimi I kafshëve shtëpiake..
Mbyllja e përgjithshme është aprovuar nga grupi i specialisteve pasi presioni mbi sistemin shëndetësor është në limit . Të paktën 1600 persona kurohen nga koronavirusi në spitalet greke, prej tyre 179 në terapi intensive .
Gjithashtu kjo masë vjen edhe për shkak të numrit rekord të vdekjeve në orët e fundit dhe të rasteve të përditshme që në shtatë ditët e fundit ka një mesatare prej 1000 në ditë.
Kryespecialisti për epideminë ka shtuar nga ana e tij se tashmë në vend kryhen mbi 20000 teste në ditë, prej të cilave 9% dalin pozitive.
Gjithashtu kryeministri grek ka shpallur tre masa të rëndësishme për mbështetjen ekonomike të bizneseve te vogla duke i rimbursuar të gjithë ata që punojnë tek ato qe mbyllen me urdhër qeveritar me 800 euro për një muaj, duke shtuar me dy muaj të tjerë asistencën sociale dhe duke dhënë 400 euro ndihmë për nëntorin për të papunët afatgjatë.
Top Channel