Fotot/ Bella dhe Yolanda Hadid votojnë për herë të parë në Amerikë, kë përkrahën ato të veshura blu

05/11/2020 09:43
Yolanda dhe Bella Hadid

Yolanda Hadid bashkë me vajzën e saj Bella Hadid ka votuar për herë të parë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ylli 56-vjeçar i “The Real Housewives of Beverly Hills”ka votuar për herë të parë sot, siç bën të ditur vajza e saj, Bella.

“Ajo është bërë një shtetase amerikane tani vonë dhe këtë vit i është lejuar të votojë”, ka thënë ajo.

Bella, 24 vjeçare, shtoi se është shumë ‘krenare’ më nënën e saj dhe ato të dyja u veshën në blu në përkrahje të Biden dhe Harris.

Në një video të publikuar më parë Yolanda deklaroi, “Ndoshta vota ime mund ta bëjë diferencën”, në Pensilvani ku ajo ka një fermë në New Hope. Bella replikoi mesazhin e së ëmës duke theksuar, “Do të bëjë një ndryshim”.

Yolanda, e cila ishte rritur në Holandë, u bë një shtetase amerikane në maj të vitit 2013.

Hadid po ashtu tashmë është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e madhe, Gigi, 25 vjeçare, në shtator mirëpriti fëmijën e parë me këngëtarin Zayn Malik.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA