Fitojnë Juve dhe Barca/ Chelsea dhe Dortmund, “tris” komod

05/11/2020 14:58

Juventus mundi 4-1 Ferencvarosh në transfertën e Budapestit duke dominuar ndaj vendasve falë formës së mirë të Alvaro Moratës.

Sulmuesi spanjoll tundi rrjetën nga një herë për çdo pjesë e më pas i la vendin argjentinasit Dibala që shënoi gjithashtu duke përfituar nga një gabim në zonën e Vendasce. Rezultati i Juves u bë më i thellë pas autogolit të Dvali, para se Boli’ ti jepte Ferencvarosh gëzimin e vetëm.

Barça vuajti por mundi 2-1 Dinamon e Kievit por vuajti ndaj ukrainasve për shkak të mbrojtjes dhe portierit Neshret që ndalën me radhë sulmet në kuadrat. Mesi me penallti dhe Pike’ ishin autorët e rrjetave në triumfin blaugrana. në grupin F Borusia e Dortmundit dominoi 3-0 në Bryzh ndaj vendasve pas golit të Torgan Hazard dhe dopietës së norvegjezit Haland. Në këtë ndeshje si rrallëherë, u dëmtua arbitri Skomina që u zëvendësua.

Me të njëjtat shifra fitoi edhe Celsi kundër Ren’. Në Stemford brixh skuadra vendase përfitoi nga dy penallti të shënuara nga Verner e si për ironi të shkaktuara nga i njëjti lojtar, Dalbert që la francezët në inferioritet numerik. Rrjeta e Abraham pranë portës lancon blutë drejt kualifikimit.

në sfidat e tjera ra në sy disfata e bujshme e Mancester Junaitid, 2-1 ndaj turqve të Bashaksehir, dhe humbja e hidhur e Paris Sën Zhermen me të njëjta shifra në fushën e Lajcig. Sevija e pabesueshme në shtëpi pasi përmbysi disavantazhin 0-2 ndaj Krasnodar, duke fituar më pas 3-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA