Emrat/ Në ‘sitën’ e OFL, kush janë 8 personat që u duhet të justifikojnë pasurinë! Nga vrasjet tek trafikimi i drogës

05/11/2020 13:42

Aurela Doksani (Rronja), Selfo Driza, Mario Aliaj, Llambro Dako, Arbjon Aliko, Shpëtim Kolgjini, Myrvet Balliu, Sabri Sopoti, do u duhet që të justifikojnë pasurinë  e tyre për shkak së OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Aurela Doksani (Rronja), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Selfo Driza, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Mario Aliaj., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Llambro Dako., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Arbjon Aliko., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Shpëtim Kolgjini., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Myrvet Balliu., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sabri Sopoti, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA