Dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe me armë zjarri në banesë, arrestohet 30-vjeçari

05/11/2020 13:03
Foto ilustruese

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje.

Ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA