Avokati i akredituar nga Haga, Koci: Nuk e kuptoj pse u bastis shtëpia e Krasniqit nga EULEX

05/11/2020 21:30

Në emisionin “ Open” po diskutohet tema e Kosovës dhe se kush po e çon UÇK-në në Hagë.

Në lidhje me këtë temë është ftuar edhe avokati kosovar i akredituar nga Haga, Arianit Koci.

Koci foli për çështjen e arrestimit të Krasniqit, por edhe për Thaçin dhe Veselin.

Koci tha se nuk e ka kuptuar sepse u bastis shtëpia e Krasniqit, pasi veprat për çfarë akuzohen këto persona janë kryer para 21 vitesh.

“Duhet të them se jam i befasuar nga vendimi i politikanëve, më vjen keq që janë akuzuar me dokumentat  për transplantin e organeve të dërguara  nga senatori Dick Marty, të cilat dokumentat i ka marrë nga ana serbe.

Krasniqi është thënë se është arrestuar, sipas rregullit brenda 48 orëvë duhet të paraqitet në gjykata. Është mbrojtur në heshtje, për Krasniqin nuk e di se për çfarë është arrestuar.

Prokuroria e ka diskrecionin të arrestojë kë të dojë dhe e vendos vetë se cilën do të arrestojë.

Veprat që thuhet janë bërë para 21 vjetësh dhe është e pamundur që në shtëpinë e Krasniqit për të gjetur ndonjë provë dhe se prokuroria ka thënë se ka kërkuar librat  që ka shkruar Krasniqi.

Veseli para se me hy në aeroplan është rrethuar nga dy zyrtarë, nuk dua të hap informacione të pasakta por yë dy janë arrestuar si Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Thaçi e di se për çfarë është akuzuar sepse është mbrojtur publikisht. Ata brenda 30 ditësh kanë të drejtë bëjnë mbrojtjen nëpërmjet avokatëve të vet”.

 

Top Channel