Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori.
Policia e Shkodrës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2020, ora 15:00, në aksin rrugor Shkodër Velipojë, në fshatin Trush , ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. D. 30 vjeç banues në Lezhë, me motorrçikletën tip Suzuki me drejtues shtetasin Xh. M. 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Top Channel