Zgjedhjet në SHBA po shoqërohen me kontestime të shumta në radhët e republikanëve, me në krye presidentin Donald Trump.
Presidenti aktual, e ka cilësuar epërsinë e deritanishme të kandidatit demokrat Joe Bdiden si të manipulueshme, duke shtuar se në disa shtete është abuzuar me votat.
Trump pak orë më parë, njoftoi se ka ngritur padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas tij nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në qendrat e numërimit të votave, për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit. Për këtë arsye, shumë mbështetës të Trump-it u dyndën në qendrat e numërimit të votave në Detroit.
Me thirrjet “ndaloni numërimin” një grup qytetarësh u mblodhën përpara një qendre votimi të këtij qyteti duke protestuar. Ata u përpoqën që të futeshin me forcë brenda qendrës së numërimit, por nuk u lejuan nga policia. Situata aktualisht sipas mediave të huaja mbetet ende e tensionuar.
#BREAKING: Large, animated crush of “stop the count” protestors trying to push their way into TCF hall in #Detroit where ballots are being counted.
They’re being blocked by guards at the door.
Pizza boxes are pushed against the window to obstruct view. It’s tense. @NBCNews pic.twitter.com/zFhzd88skX
— Steve Patterson (@PattersonNBC) November 4, 2020
Top Channel