Tapë në timon, goditje e punonjësit të Policisë dhe korrupsion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë, procedohet një tjetër

04/11/2020 14:45

Gjashtë persona kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Kështu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse si dhe i E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel