Fier – Një plagosje me armë zjarri, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “8 Shkurti”.

Sipas policisë rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel