Fermerët e Divjakës janë në ditët e para të vjeljes së patates.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit këta fermerë po përballen me një fenomen të pazakonte për ta. Prodhimi që ata po vjelin nuk është i rregullt. Patatja del e çarë dhe e deformuar. Sipas fermerëve, ky është një fenomen i panjohur për ta, pasi në vitet e mëparshme nuk e kanë hasur një gjë të tillë. Këtë problem fermerët ua faturojnë firmave të cilat kanë blerë farën e patates.

Kostoja e shpenzimeve të kryera deri tani është shumë e lartë dhe për këta fermerë dalja e patates me defekte do të thotë falimentim pasi nuk mund të shitet më shumë se 20 lekë në këtë fillim sezoni. Për këtë problem fermerët kërkojnë reagimin nga institucionet shtetërore pasi deri tani nuk është paraqitur askush për t’i ndihmuar.

Top Channel