18/01 22:22
Pas Michigan, Presidenti Donald Trump ka paditur dhe procesin e numërimit të votave në Pensilvani teksa ka kërkuar ndërprerjen e tyre.
Ai akuzon zyrtarët demokratë se kanë detyruar ata republikanë që të qëndrojnë 25 metra ose më shumë nga procesi i numërimit, “duke mos lënë asnjë mënyrë për vëzhguesit tanë për të bërë punën e tyre”.
“Gjëra të këqija po ndodhin në Pensilvani. Demokratët po synojnë të heqin të drejtën e votës dhe të zbehin votat e Republikanëve. Presidenti Trump dhe ekipi i tij po luftojnë për t’i dhënë fund kësaj” – zëvendës menaxheri i fushatës së Trump, Justin Clark thotë në një deklaratë.
Top Channel